Fabrika e këpucëve “helmon” 11 gra në Fushë-Krujë, Policia zbardh shkaqet

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 31.05.2017, 11:18

Në një fabrikë këpucësh në Fushë-Krujë janë helmuar rreth 11 gra dhe vajza që punonin në këtë ambient. Policia ka njoftuar se në spitalin e qytetit të Fushë-Krujës kanë mbërritur deri tani 11 punonjëse të fabrikës së këpucëve me simptomat e helmimit.

Ato kanë pasur komplikacione shëndetësore si marrje mendsh, gjendje të fikëti apo edhe të vjella. Punonjëset kanë deklaruar se gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndier mirë dhe tani ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë nisur dhe dyshohet se ky helmim gjithëpërfshirës ka ardhur si pasojë e aspirimit jo të mirë të ambientit të punës dhe çlirimi negativ i lënëve të para të prodhimit të këpucëve.

Fasoneritë e këtij lloji janë të shumta në vendin tonë, por kushtet e tmerrshme me të cilat punohet aty dalin vetëm kur ndodhin incidente të tilla dhe 364 ditë tjera të vitit punëtorët/et shfrytëzohen, nënpaguhen dhe rrezikojnë shëndetin nga kushtet aspak të volitshme. A ekziston inspektorati i punës në Shqipëri? Se sindikatat e dimë që nuk ekzistojmë dhe jemi krenarë për këtë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit