Me krijimin e qeverisë teknike, ndryshe nga ç'pandehej për drejtësi dhe barazi, kanë ardhur veprime që veçse të barabarta nuk mund të quhen. Ministri i ri i Brendshëm, Gazment Bardhi, shkarkoi nga detyra drejtorin e burgjeve të qarkut Tropojë, Granit Kurmekaj, për veprën penale të përfshirjes në fushatën elektorale, mbështetës i PS. Dhe me të drejtë. Mirëpo pse nuk veprohet me të njëjtin standard edhe për drejtorin e burgjeve Fier Etnor Krakullin, i cili po del hapur në fushatë elektorale? Ndryshimi i vetëm këtu është që drejtori i burgjeve të Tropojës mbështeste Partinë Socialiste, ndërsa ky i Fierit mbështet LSI-në. Goxha ndryshim apo jo?!
Çfarë është ky favor ndaj LSI-së?! Ishte PD-ja ajo që kërkoi qeveri teknike dhe jo LSI-ja, por kot nuk thonë “qingji i butë i thith dy nëna”.
Një qytetar nga Fieri ka shkruar për JOQ:
Ky mesazh që vjen nga qyteti i Fierit me të vërtetë është lokal, por realisht përfaqëson gjithë Shqipërinë dhe realitetin që na rrethon. Etnor Krakulli mund të jetë një rast që bëhet publik, por pazaret e politikës gjithnjë janë të nëndheshme dhe populli rrallëherë i shikon megjithëse të gjithë e marrin me mend se çfarë zihet nga PS, LSI, PD, PDIU e kështu me radhë.