Ky është “skifteri” shqiptar më i rrezikshëm, gjermanët kërkojnë ndihmë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27.05.2017, 16:19

sh

Ilir Sharka, 37 -vjeç është shqiptari që po kërkohet nga policia gjermane. Kjo e fundit ka kërkuar ndihmë për kapjen e tij duke nxjerrë identitetin dhe foton e shqiptarit si dhe një numër telefoni për ta lokalizuar. Por, çfarë ka bërë Iliri?

Ai akuzohet për një seri vjedhjesh në Vorarlberg.

Sipas mediave vendase, Iliri së bashku me një tjetër shqiptar janë autorë të 15 vjedhjeve në banesa brenda 1 jave. Pas informacioneve të marra, policia gjermane ka arrestuar njërin prej shqiptarëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka shpallur në kërkim shqiptarin tjetër të identifikuar si Ilir Sharka, i cili konsiderohet si i rrezikshëm shkruan media gjermane meinbezirk.at.

Grabitjet janë kryer mes periudhës nga 18 maji deri në 22 maj të këtij viti. Policia gjermane kërkon ndihmë për këdo që ka informacion për 37-vjecarin shqiptar të kontaktojë në numrin 059133-80-3333.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit