Zbardhen dëshmitë, si i mashtronte njerëzit me biletat gruaja e ish-futbollistit të Kombëtares

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27.05.2017, 13:28

202895Bashkëshortja e Indrit Fortuzit, ish-futbollistit të Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Junida Fortuzi u denoncua nga disa persona, të cilët e akuzonin për mashtrim me biletat e udhëtimit.

Fortuzi nëpërmjet kompanisë që nuk funksiononte “Just Travel”, mashtroi disa persona duke i marrë paratë e biletave dhe duke i dhënë bileta false.

Gjykata është shprehur në vendimin e saj, se Junida ka përfituar vlerën monetare përkatëse, prej 1160 euro në një rast dhe 175 euro në rastin tjetër.

Gjithashtu, Gjykata ka arsyetuar edhe pushimin e akuzës së “Mashtrimit me pasoja të rënda”, duke thënë se nuk vërtetohet në asnjë rast të denoncimeve, shkruan "Shekulli".

Dëshmitë në gjykatë

Më datë 19/11/2015 shtetasi Xh. Ç., ka thënë se është paraqitur në agjencinë turistike të Junida Fortuzit dhe atje ka prerë 4 bileta udhëtimi, vajtje-ardhje për Gjermani, kundrejt shumës 1200 euro.

Në agjenci, sipas kallëzuesit, ka qenë prezent Junida, së bashku me bashkëshortin e saj.

Pasi ka paguar shumën e të hollave për biletat, kallëzuesi tregon se, shtetasja Junida Fortuzi nuk i ka dhënë kupon tatimor dhe as ndonjë mandat arkëtimi për këto të holla të paguara.

Kallëzuesi shpjegon më tej se, në agjenci ka prerë 4 bileta, vajtje-ardhje për të gjithë familjarët e tij, me qëllim për të udhëtuar tek një i afërm i tij.

Gjithsej, ky shtetas ka paguar 1160 euro. Pasi ka marrë biletat, Xh. Ç., së bashku me familjaret ka shkuar në aeroport për të udhëtuar, por atje i është komunikuar se, nuk figuronte në listën e pasagjerëve.

Në këtë mënyrë, ai dhe familjarët e tij nuk kanë mundur të udhëtojnë për në destinacionin e parashikuar.

Kallëzuesi është kthyer përsëri tek agjencia turistike, por atje nuk ka gjetur asnjë person.

Ai ka mësuar që agjencia kishte dy muaj e mbyllur dhe nuk kishte paguar madje as qiranë e zyrave ku ushtronte aktivitetin. Po ashtu, më datë 24/11/2015 ka bërë kallëzim ndaj Junida Fortuzit shtetasi A. S., duke pretenduar se është mashtruar nga Fortuzi.

Sipas kallëzuesit, më datë 09/10/2015 ka shkuar në agjencinë turistike “Just travel” dhe ka prenotuar një biletë udhëtimi për në Itali. Kur ka shkuar në agjenci, ai ka pyetur nëse kishin bileta udhëtimi Tiranë-Romë-Tiranë.

Në sportelin e agjencisë, kallëzuesi shpjegon se, ka qenë një grua rreth 35 vjeçe dhe një mashkull i moshës rreth 40 vjeç. Pasi ka kërkuar informacion në lidhje me biletën e udhëtimit, A. S., ka mësuar që bileta kishte të disponueshme dhe se kosto e saj ishte 175 euro.

Duke parë çmimin e favorshëm të biletës, kallëzuesi e ka blerë atë, me destinacion Italinë, për më datë 12/11/2015, me kthim më datë 15/11/2015. Më date 12/11/2015, ai është paraqitur në aeroport për të udhëtuar në Romë, sipas prenotimit të bërë më parë.

Ndërsa ka qenë duke kryer procedurat e check-in, i është thënë nga punonjësit që në emër të tij nuk ekzistonte asnjë rezervim në sistemin e kompanisë së fluturimit. Sipas operatorit të check-in, në emër të kallëzuesit kishte një prenotim, por më pas nuk ishte bërë ndonjë pagesë bilete.

Më pas, kallëzuesi ka shkuar tek vendi ku kishte prerë biletën, me qëllim sqarimin e rrethanave, por aty ka konstatuar se agjencia ishte e mbyllur. Pasi ka pyetur në hollin e hotelit, aty ka mësuar se agjencia kishte mbyllur dyert e saj prej tre apo katër ditësh dhe nuk ishte hapur më.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit