Arrestohet shqiptari, dyshohet si bashkëpunëtor i shpërthimit në Mançester

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.05.2017, 18:00

page-7

Armatat e policisë së bashku me ushtarët e forcave speciale, kryen dy inspektime në dy banesa në Mançester gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Në mes 8 të ndaluarve si të dyshuar në lidhje me sulmin është edhe një shtetas shqiptar, i cili u arrestua në Wigan.

Një njësi britanike për çmontimin e bombave sekuestroi në banesën e shqiptarit "materiale të dyshimta” plasëse, të cilat më pas u sekuestruan.

Zona u rrethua nga kordonë të policisë dhe banorët nuk u lejuan të hynin në zonë deri në një lajmërim të mëtejshëm.

Arrestimet që kemi kryer janë me rëndësi të madhe dhe mendojnë se na lidhin me hetimin e madh. Abedi i telefonoi së ëmës një orë para sulmit dhe i kishte kërkuar ta falte,- u shpreh Ian Hopkins, shefi i policisë së Manchesterit.

116 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, 75 prej të cilëve janë ende në spital dhe 23 prej tyre në gjendje kritike për jetën duke përfshirë në këtë bilanc edhe 5 fëmijë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit