Një shqiptar nga Kosova, i cili ka qenë i pari në listën e Interpolit si njeriu më i kërkuar në Europë me kombësi shqiptare është arrestuar në Kosovë ditën e djeshme.
Të paktën kështu raportojnë mediat në Austri, ndërkohë që në Kosovë ende nuk ka asnjë reagim. Ai është Hime Lufaj dhe ka qenë në kërkim që nga viti 2009.
I riu me origjinë nga Kosova ka qenë në listën e personave më të kërkuar edhe në Austri. Ai akuzohet për grabitje me pasojë plagosjen e rëndë si edhe disa grabitje të tjera me armë.