Armela një nga ish-konkurrentet më simpatike të Big Brotherit dukej fytyrë e njohur që në momentin e parë që u shfaq në ekran.
Ajo ka qenë protagoniste në klipin e këngëtares Arilena Ara të titulluar “Aeroplan”.
Duket se Armela ka ndryshuar jo pak që në kohën kur klipi është xhiruar, rreth 3 vite më parë. Një detaj i vogël duket në pjesën e sipërme të buzës, pak më të hollë se çfarë duket tani, por fotoshopi dhe makijazhi kanë të mirat e veta. Dihet që ajo është edhe një ish-Miss, pasi ka marrë pjesë edhe në kompeticionin e bukurisë Miss Universe Albania, vitin e kaluar.