Inaugurohet qendra e re e “Mercedes-Benz” në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.05.2017, 22:49

Sot është bërë inaugurimi i qendrës më të re të kompanisë “Auto Star Albania Sh.a-Mercedes Benz në Shqipëri”.

Një investim prej 13 mln eurosh ky nga “Kastrati Group”, 25 vite një punë e palodhur nga projektuesit e “Mercedes-Benz” dhe një grupi shqiptar.

Ambientet e këtij kompleksi madhështor me një “showroom” gjigant dhe një këmbësori profesionale sjellin cilësinë më të mirë në shërbim.

Gjithçka e arritur brenda 9 muajve, duke vendosur standarde bashkëkohore për koncesionarët në Shqipëri dhe më gjerë.

Pjesë e këtij eventi kanë qenë dhe personalitete të shumtë të cilët ishin të ftuar në hapjen e qendrës më të re të “Mercedes-Benz” në Shqipëri, pjesë e ”Kastrati Group”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit