Ferrari Enzo është i vetmi në botë me ngjyrë portokalli që u pikturua me hije unike nga Rosso Dino. Ferrari Enzo sapo ka dalë në shitje nga kompania me një çmim prej 3.7 milionë dollarësh.
Shumica, për të mos thënë të gjitha makinat Ferrari kanë ngjyrë të kuqe, ndërsa është e ndaluar rreptësisht përdorimi i ngjyrës rozë, ndërsa tani është lejuar që vetëm një makinë Ferrari të jetë portokalli.
Ky Enzo i veçantë është një shembull i ngjashëm deri diku me atë të vitit 2003 dhe është autorizuar nga pronari origjinal që të pikturohet nga Rosso Dino, një ngjyrë kjo që edhe pse ka qëndruar në katalogun e Ferrarit nuk është përdorur kurrë.
Përtej portokallisë së dukshme kjo makinë ka gjithashtu një nuancë të kuqe, e cila është e lehtë dhe një sy i pa mësuar me këto lloj nuancash nuk mund ta vërejë ndryshimin nga çdo Enzo tjetër e kuqe. Ngjyra portokalli për Enzon në fjalë është marrë nga kompania më e famshme e bojërave Rosso Corsa.
Ashtu si me çdo Enzo tjetër, supermakina është mundësuar nga një motor V12 me aspiratë natyrale që siguron 651 hp në 7,800 rpm dhe 485 lb-ft çift rrotullues në 5,500 rpm. Ky Ferrari pritet të jetë një ndër më të kërkuarit nga koleksionistët.