Çmendet Ronney, humbet 600 mijë euro për dy orë në Casino

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.05.2017, 18:48

Telashe për Uejn Ronneyn. Sulmuesi anglez po kalon një sezon të vështirë, pasi ka luajtur shumë pak nën drejtimin e Mourinhos.

Futbollisti i United ka humbur gati 600 mijë euro në vetëm dy orë në casino sipas gazetës britanike "The Sun".

“Mbërriti në mesnatë, në mesjavë, kur në casino nuk kishte shumë njerëz. Shkoi në zonën VIP dhe qëndroi aty deri në orën 2 të mëngjesit. Wayne po luante në mënyrë të pakontrolluar.
Fiksonte tavolinën dhe fishat, duke vënë baste të vazhdueshme në ruletë dhe në lojën “Black Jack”. Njerëzit që ishin në casino e shikonin të shtangur dhe gati gati nuk perceptonin atë që po ndodhte", tregon dëshmitari.

Ronney, tashmë 31 vjeç duket në muajt e tij të fundit nga United pasi nuk llogaritet si titullar nga trajneri Joze Mourinho.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit