Qyteti i njohur italian është zgjuar ndryshe që prej tre ditësh. Venecia njihet për gondolat, karnavalet dhe maskat, por tani do të njihet edhe për një incatalacion mjaft të veçantë.
Instalacioni është realizuar nga skulptor i njohur spanjoll, Lorenzo Quinn. Ai ka realizuar skulpturën e dy duarve, të cilat janë të mbështetura pas një ndërtese. Themelet e tyre janë vendosur nën ujë.
Ky incatalacion ka bërë që Venecia, mos të jetë vetëm një qytet i artit mesjetar, por edhe i artit bashkëkohor. Fillimisht venecianët janë "tronditur" nga inctalacioni, por më pas kanë qenë të shumtë ata që kanë postuar foto të incatalacionit në rrjetet sociale.
Venecia është qyteti i artit, por ajo ka nevojë për mbrojtje arti duhet mbrojtur. I falënderoj të gjithë ata që besuan se instalacioni im duhet të ishte me patjetër në këtë qytet, veçanërisht skuadrën time dhe kryetarin e bashkisë, Luigi Brugnaro", – ka shkruar artisti në profilin e tij në Instagram.