“T’kam dh* mu n’dashni”, kujt ia dedikojnë këngën e re dy humoristët?

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13.05.2017, 19:50

Bes Kallaku është tashmë një humorist i njohur për shqiptarët, por përveç humorit në skenën e “Portokalli”, Besi njihet edhe për këngët komike që ka nxjerrë disa herë në treg.

Megjithatë kësaj radhe “skifteri” ka ardhur në një bashkëpunim me një tjetër aktor të ri, Olsi Bylykun apo ndryshe “kimikatin” siç njihet në rolet e tij. Tema e dashurisë është mjaft e ezauruar nga estrada shqiptare, e gjithsesi vazhdon që të këndohet sërish për të. Mos vallë dy humoristët janë të zënë me angazhimin politik tek LSI dhe nuk kanë pasur kohë për diçka ndoshta më produktive?!

Kënga mbart nota ironie për temën e dashurisë ditët e sotme duke përdour edhe fjalën si "T’kam dh* m’u n’dashni”.

Ndoshta këtu duhet të pajtohemi me djemtë, sepse dashuria është komercializuar së tepërmi ditët e somte dhe gjithçka është kthyer në materializëm, paraja para çdo lloj ndjenje.

Por a ja dedikojnë këtë këngë dikujt dy djemtë?! Me sa dimë ne Besi është në një marrëdhënie të shëndetshme me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ndërsa Olsi është shumë i ri e megjithatë nuk dihet nëse ka dikë në zemrën e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit