Peranxhela Shahini, e reja që u qëllua në bark me armën e shërbimit dhe i dha fund në mënyrë të mistershme jetës së saj, ka lënë pas shumë dyshime tek familjarët dhe të afërmit. Askush nuk e di arsyen e vërtetë apo shkaqet që çuan të renë nga Durrësi në vetëflijim.
Ndërsa familjarët tregojnë se nuk kanë vënë re ndonjë shenjë të dyshimtë, depresion apo probleme ekonomike, prokuroria nga hetimet e para, ditën e djeshme tha se dyshohet të ketë qenë fundi i një marrëdhënieje dashurie me një kolegun e saj, shkaku që ka çuar 23-vjeçaren drejt vetëvrasjes.
Megjithatë, e reja e ka bërë telefonatën e fundit me një nga kolegët e saj duke e lajmëruar se nuk mund të vinte. Peranxhela i ka thënë kolegut të vet se nuk vinte dot në punë, pasi ishte e sëmurë.