Disa trafikant minash me telekomandë janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës. Ky arrestim vjen pas investigimit të një polici të infiltruar ku zbuloi tregun e minave me telekomandë si dhe trafikantët e tyre.
Ata merreshin me shtije municionesh, konkretisht me mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
Mes të arrestuarve është dhe djali i një biznesmeni ndërtimesh, i cili është ekzekutuar nmë 2013. Ai është Stavri Kotorri, 18-vjeç, i cili mësohet se është djali i Hikmet Kotorrit, biznesmeni i cili u vra 4 vite më parë në oborrin e shtëpisë në rrugën “Besnik Sykja”.
Policia edhe pse intensifikoi hetimet, deri tani ka pasur vetëm dyshime se vrasja e tij ka pasur lidhje me një konflikt që Kotorri kishte pasur për një godinë të vjetër pranë Ambasadës Amerikane.