Ja sa kushton një minë me telekomandë në treg, polici i infiltruar zbulon trafikantët lezhian

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11.05.2017, 15:53

minaaa

Një poliic i infilrtuar ka zbuluar trafikantët e minave me telekomandë në Lezhë. Ai ka rënë në gjurmët e tyre duke zbuluar se sa kushtojnë minat në treg.

Dy prej trafikantëve ishin Stavri Kotorri 18-vjeç, djali i një biznesmeni të vrarë 4 vite më parë dhe Franko Çinari 21 vjeç, të dy me banim në Tiranë.

Balkanweb raporton se një minë e tillë me telekomandë, e aftë për tu komanduar nga distanca kushtonte plot 3 mijë euro. Kështu ka raportuar agjenti i policisë i infiltruar, që ra në kontakt me anëtarët e grupit.

Policia ka arritur ta kap njërin prej trafikantëve në momentin që po transportonte në një çantë sportive 9 mina, të cilat nuk dihet ende se kush i kishte porositur.

Në momentin që e kuptoi se ishte pikasur nga policia i riu e ka hedhur çantën sportive në një kosh mbeturinash, por nuk ka mundur dot t’i shpëtojë policisë.

Por të rënë në gjurmët e anëtarëve të tjerë të bandës, dhe për të zbuluar rolet që kishin ata brenda grupit, policia e Lezhës po kryen hetime intensive.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit