Skënder Gjinushi ka një tjetër emër, zbulohet nga formulari dekriminalizimit si quhet

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09.05.2017, 14:48

Sasha është emri i dytë i Skënder Gjinushit. Një emër i çuditshëm ku vetëm rrethi i ngushtë familjar si dhe miq të paktë kanë qenë në dijeni se Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Social Demokrate ka patur edhe një emër tjetër.

Emri i dytë i Skënderit zbulohet në formularin e depozituar prej tij në KQZ, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Ai ka deklaruar se emri i tij i parë ka qenë Sasha, të cilin e ka ndryshuar dhe e ka bërë Skënder.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë e ndryshimit të emrit. Dikush mund të mendoj se një emër si Sasha nuk do i shkonte me imazhin e tij, apo mund të ketë diçka më shumë se sa kaq.

Nga ana tjetër, siç sqaron dhe vet Skënder Gjinushi, emri Sasha ka qenë ai që i kanë vendosur prindërit, me të cilin e kanë regjistruar edhe fillimisht në Gjendjen Civile, por që sipas Gjinushit ai nuk e ka përdorur ndonjëherë.

Kohët e fundit me deklarimin në formularin e dekriminalizimit janë zbuluar jo pak politikanë që kanë ndryshuar emrin si Elvis Rroshi apo së fundmi kandidati për deputet në qarkun e Dibrës në PS, Myfit Duriçi. Ky i fundit është zbuluar se ka ndërruar tre emra deri më tani, nga Myfyt, Mufit në Myfit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit