E akuzoi se shiste femra, babai shpërfytyron vajzën e tij me acid

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09.05.2017, 14:26

Një vajzë e re ka rënë pre e dhunimit nga ana e babait të saj. Ai i dogji fytyrën me acid pasi 20 -vjeçarja e kishte akuzuar atë për shitjen e femrave për prostitucion.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Uttar Pradesh, që ndodhet në veri të Indisë. Jo vetëm vajza pësoj dëm të madh në fytyrë duke u shpërfytyruar nga acidi por edhe bashkëshorti dhe vajza e saj e vogël.

Khushboo Devi ishte në gjumë kur babai i saj, Manik Chandra trokiti në derën e shtëpisë së saj. Kur vajza hapi derën, ai i hodhi një shishe me acid në fytyrë. Nga ky sulm ka mbetur i dëmtuar edhe burri i saj Vinod Kumar, 26 vjeç, dhe vajza e çiftit të ri, Trisha.

Të tre anëtarët e familjes përfunduan në spital me djegie në fytyrë, shpatulla, krahë dhe duar. Kushboo shprehet se do të bëjë të pamundurën që babai i saj 40 vjeç ta kalojë gjithë jetën në burg për shkak të krimeve të shumta që ka bërë ndaj femrave.

Ajo tha:- Babai më hodhi acid në fytyrë sepse unë di gjithçka rreth tij. Ai e di se do të rrijë në burg përgjatë gjithë jetës për sekretet që unë ia di; numrin e martesave, blerjen dhe shitjen e vajzave herë pas herë”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit