Pas Ibrahimoviç, një tjetër futbollist i Manchester United mbyll sezonin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.05.2017, 09:25

dfsgsPas Zlatan Ibrahimovic, Manchester United përballet me një tjetër dëmtim të rëndë të futbollistit të vet.

Bëhet fjalë për Luke Shaw, i cili ka mbyllur sezonin pas dëmtimit që pësoi në sfidën e fundit në kampionat kundër Swansea.

Mbrojtësi i majtë i Manchester United pësoi këputje të ligamentit të këmbës dhe koha e rikuperimit të tij do të jetë të paktën 2 muaj.

Një dëmtim që vjen në momentin më të rëndësishëm për United që nesër do të luajë gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Celta Vigos.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit