Një vajzë e re i ka zbuluar të dashurit disa mesazhe tradhtie në celularin e tij, por pas kësaj ka vendosur që të marrë hak duke shkuar me shokun e tij.
I dashuri e ka lënë pas kësaj dhe tani takohen vetëm për seks, siç shkruan ajo.
Tashmë vajza është në udhëkryq dhe nuk di si të veprojë. Ndaj i ka dërguar një letër psikologos së Deidresë, në “The Sun”.
Letra e plotë e vajzës:
Zbulova se i dashuri im shkëmbente mesazhe erotike me vajza të tjera dhe kjo gjë më mërziti shumë. Kam 4 vite e lidhur me të por kohët e fundit kishim filluar të ftoheshim pak. Ndaj vendosa që në përvjetorin tonë të organizoja një surprizë për të. Prenotova një dhomë luksoze një hotel shumë të mirë. Mora shampanjë, fruta dhe hodha petale gjithandej. Pasi i pa, i pëlqyen shumë dhe kaluam disa orë vërtetë të veçantë. Kur ai u fut të bënte dush i erdhi një mesazh në telefon por unë mendova se ia kishte dërguar mamaja e tij dhe e hapa. Pasi e lexova kuptova se ai fliste me femra të tjera madje e kishin lënë edhe të takoheshin. U ballafaqova me të por ai u betua se nuk ishte asgjë me rëndësi dhe unë e fala. Por pak kohë më vonë ai e bëri prapë. Atë ditë isha aq e mërzitur dhe dola të pija. Rastësisht takova një shokun tonë të përbashkët dhe përfundova duke bërë seks me të. U pendova shumë por isha e mërzitur dhe e dehur. Edhe pse u mundova të mos ia tregoja të dashurit tim këtë ndodhi, ai e mori vesh dhe ne për një farë kohë u shkëputëm. Tani kemi filluar dhe takohemi por vetëm për seks. Ai më thotë që më do, por tani ai nuk pranon që të kemi një lidhje normale. Më duket sikur po më shfrytëzon vetëm për seks, nuk di si të veproj…”
Përgjigjja e psikologes
Në fakt kjo situatë duket pak si shfrytëzim…por nëse ai të do atëherë thuaj që të lidheni dhe të keni një raport normal, nëse nuk pranon atëherë mos e tako më. Kështu edhe ti mund të takosh persona që do të të duan dhe do kujdesen për ty”.
