Pas lojës me ujë që organizuan dhe morën pjesë të gjithë banorët, është koha e dushit. Armela ndodhet aty për t’u larë, ndërsa Kei edhe pse e kishte bërë dushin për vete, qëndron aty dhe i kërkon Armelës që ta lajë ajo.
Armela nuk do që të lahet prej Keit dhe ia thotë, por Kei këmbëngul. Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Armelës.
Në dush Armelës i sos durimi me Kein dhe me Olsin, dy banorët që i hodhën asaj miell në kokë.
Ajo i bërtet Keit, ndërsa Katerina që ndodhet aty pranë e pyet se çfarë ka ndodhur.
Kei këmbëngul dhe mundohet ta qetësojë duke nisur që t’i lajë kokën.