Futbollisti shqiptar i Majemit në SHBA, i njohur për emrin e veçantë, Robert Baxho Kçira, ka shënuar një gol mjaft të vlefshëm për ekipin e tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Karolinës së Veriut.
Takimi i vlefshëm për javën e 4-t të sezonit të pranverës në Ligën e Amerikës së Veriut u mbyll me shifrat 1-1 dhe Kçira shënoi golin e barazimit në minutën e 5-të të shtesës duke bërë që stadiumi i Majemit të shpërthente në festë.
Më parë Karolina e Veriut kishte kaluar në avantazh në minutën e 63-të me anë të Liang. Pas këtij takimi, Majemi ka arritur në kuotën e 5 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të në renditje.