
Dinamo Zagreb dhe Gent kërkojnë Liridon Latifin. Skuadra e njohur kroate dhe ajo belge janë interesuar për talentin e Skënderbeut dhe të Kombëtares kuqezi, ndërsa pritet që ai të largohet për gati 1 milionë euro në merkaton e verës.
Dinamo Zagreb dhe Gent janë gjigandë në Chapmions League dhe të Europa League nëse i krahasojmë me ekipet e Superligës shqiptare.
Një shumë financiare kjo që do të mbushte sërish xhepat e klubit korçar. Dinamo Zagreb është klubi që po insiston më shumë për 23-vjeçarin nga Kosova, i cili me Skënderbeun ka shkëlqyer sidomos në këtë sezon.
Fakti që menaxherët e klubit kroat kanë ardhur edhe në Shqipëri për ta ndjekur nga afër Liridon Latifin tregon se interesimi i kampionëve të Kroacisë është real dhe i lartë për sulmuesin e krahut, i cili kundër Italisë luajti ndeshjen e parë me Kombëtaren e Shqipërisë.