Policja lë punën për t’u bërë striptiste, arsyeja nuk ishte e papritur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.04.2017, 11:38

Një police britanike ka vendosur të lërë punën për t'u bërë striptiste. Arsyeja u bë paga e vogël që kishte si police. Hannah Havers fitonte 2500 sterlina në muaj duke patrulluar nëpër rrugët e Londrës.

Ndërsa si striptiste Hannah fiton 40 euro për një kërcim që zgjat 5 minuta. Gjithsej ajo punon 12 netë në muaj dhe arrin të grumbulloj më shumë se 5 mijë euro në muaj. Ajo ka tre fëmijë dhe arsyeja e dytë që e detyroi të linte punë si police ishin edhe fëmijët e saj, me të cilët kalonte shumë pak kohë.

Të jesh police është puna më stresuese dhe më dëmtoi martesën. Puna që bëj tani më pëlqen dhe është shumë më e mirë se e para. Kam arritur të kem klientët e mi të rregullt", ka thënë 35-vjeçarja për "The Sun".

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit