“Dy metra zdap”/ Djali fëlliqet keq në Tiranë kur kamerat e kapin “mat”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.04.2017, 19:42

Të gjithëve mund t’u ndodhë që në një moment të caktuar të kenë nevojë për të shkuar në tualet. Në vendet e qytetëruara kjo zgjidhet mjaft mirë pasi ka mjaft tualete publike. Por sigurisht jo në Tiranë.

Lali Eri pasi ndërtoi disa kioska-tualete në disa rrugë pranë qendrës, e la me kaq duke dështuar edhe ai në njërin prej problemeve më shqetësues të jetës publike në kryeqytet. Natyrisht paaftësia e menaxhimit të punëve publike sjell pasojat e saj. Kështu një qytetar i shkretë i kapur “mat” nga nevojat e natyrës, në pamundësi për të gjetur zgjidhje, ndalon në mes të rrugës dhe ul pantallonat.

Më pas ai vazhdon të bëjë atë që ndodh në këto raste. Por për fatin e tij të keq, kamerat kapin gjithçka. Madje video ka edhe momente mjaft qesharake, sidomos në pjesën e komenteve që bëjnë personat që po shohin videon. Gjithsesi, pavarësisht mungesës së tualeteve publike, është mjaft e çuditshme se si ka mundësi që ky person po kryen nevojat e tij para një dyqani dhe jo në ndonjë cep të rrugës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit