E çuditshme, por HEC-i i Banjës është kthyer në liqenin e të dashuruarve

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20.04.2017, 16:56

Pavarësisht pritshmërive për hidrocentralin e Banjës në Gramsh, zona është kthyer dhe në pikë atraksioni për çiftet shqiptare. Gjithnjë e më shumë të dashuruar, jo vetëm nga Gramshi, por edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, tashmë kërkojnë ti realizojnë këtu videot e dasmës. I tillë është edhe çifti Denisa dhe Elidon, që nuk preferuan as perëndimin e diellit në bregdet, as pika turistike të njohura në vend, as kala e as kombinime të çfarëdoshme.

Zgjedhja e tyre ishte liqeni i HEC Banjë i cili ofron mundësi për ti realizuar të gjitha këto. Sepse aty harmonizohet gjithçka, uji, gjelbërimi, peisazhi. Aty nxitet fantazia për të pasur krijimin më të bukur të jetës.

Realizuesit e videos pohuan se ishte vetë çifti që përzgjodhi këtë vend. Liqeni ofron mundësinë e udhëtimit me jaht, të fshihesh mes peizazheve të ujërave që zbresin nga malet aty pranë, të shijosh horizontin blu, të udhëtosh mes urës më të bukur në Shqipëri, të puthesh në bregun e liqenit intrigues. Dhe të imagjinosh që në Gramsh ekzistojnë edhe perla të tjera të bukurisë shqiptare, shpella, kanione, ujëvara, liqene alpine etj. Për më shumë kënaquni me këto pamje filmike./ Infoelbasani.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit