Fanellën e Messit do e donte kushdo, pavarësisht me kë skuadër është tifoz.
Dy qendërmbrojtësit e Juventusit Bonucci dhe Chiellini patën një “zënkë” mes tyre pak para përfundimit të ndeshjes me Barcelonën.
Arsyeja? Kush do ta merrte fanellën e asit argjentinas pas fishkëllimës së trefishtë të gjyqtarit.
Në fund fitimtar doli Bonuçi, i cili pas triumfit e shprehu kështu krenarinë e tij për mediat italiane: “Është më i miri në botë së bashku me Ronaldon. Jam i kënaqur që do t’ia shtoj fanellën e tij vitrinës personale që kam në shtëpi”.