Aida Shtino u bë vetë për “Njerëz të Humbur”, çfarë ka ndodhur me të?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.04.2017, 07:18

Të gjithë e mbajmë mend emisionin “Njerëz të Humbur”, të moderuar nga një prej gazetareve më të zonja, Aida Shtino, e cila ka ndihmuar shumë persona të bashkohen dhe ka mbyllur shumë plagë zemre.

Kanë kaluar 2 vite tashmë nga mbyllja e emisionit dhe që atëherë Aida “nuk është bërë më e gjallë” në media.

Marrëveshja e saj për ta rinisur emisionin sërish në një nga televizionet më të njohur, dështoi dhe që atëherë ajo nuk tento më të kthehej për publikun shqiptar.

Gjatë kësaj kohë ajo ka treguar se i është përkushtuar tërësisht djalit të saj adoleshent Brendon me të cilin ka një lidhje të veçantë.

Në prizmin e karrierës ajo ka marrë një ofertë nga PDIU për t’iu bashkuar si politikane por nuk është bërë akoma e ditur përgjigja e saj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit