Këngëtarja e famshme pickohet nga merimanga e zezë, pamjet janë të rënda

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 17.04.2017, 18:30

Meghan Lindsey, ylli i “The Voice USA” ka përjetuar një makth pas pickimit që mori nga një merimangë e zezë në fytyrë.

Meghan është pickuar gjatë gjumit dhe pjesa poshtë syrit nuk i është shëruar ende, shrkuan këngëtarja.

Lindsey poston vazhdimisht foto në Instagramin e saj tash e dy muaj që nga ngjarja e frikshme për shëndetin e saj dhe përmirësimet duken të pakëta, pasi helmi i fuqishëm i merimangës ka lënë shenja të mëdha në fytyrë.

Kam përjetuar dhimbje të forta në momentin e parë, nervat e pjesës poshtë syrit më ishin tendosur jashtë mase, kisha spazmë muskujsh, fryrje, mavijosje, por edhe një vrimë të madhe që ende nuk është mbyllur”, tha këngëtarja.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit