Besmir Lila është 32-vjeçari që ka përndjekur Luanën për një kohë të gjatë deri sa gjithçka kulmoi me një sherr mes të dashurit të Luanës dhe Besmirit disa ditë më parë. Mirëpo, me sa duket, ky nuk ka qenë i vetmi problem i të fiksuarit pas bukuroshes së ekranit.
Në gjykatë është mësuar se Besmir Lila nuk ka përndjekur vetëm Luanën, por edhe motrën e saj, Marinën, të cilës i shkruante herë pas here mesazhe të shumta, i kërkonte me mjaft mirësjellje që t'i mundësonte një takim me motrën e saj dhe ta ndihmonte në finalizimin e kësaj ndjenje që ai kishte ndaj Luanës.
Marina është treguar tërësisht refuzuese ndaj djalit dhe e ka bllokuar në të gjitha mënyrat e mundshme, në të gjitha rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Luana nuk i ka refuzuar komplimentet apo dhuratat, duke i krijuar bindje të gabuar Lilës.