Kamerat e sigurisë në një qendër interneti në Tajlandë kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një djalë hap derën për të dalë jashtë, por në atë moment një gjarpër i ngjitet nga dora, i rrëshqet në këmbë dhe lëviz nëpër dhomë.
Në video mund të shikohet qartë edhe momenti kur gjarpri futet nën tavolina dhe të gjithë në atë moment tmerrohen.
Të rinjtë shikojnë të gjejnë gjarprin se ku është futur, por me sa duket pa sukses.