Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur dhe kur bëhet fjala për politikë dozat e çudirave janë edhe më të larta. Eduard Shalsi është një emër jo pak i njohur në politik-bërjen shqiptare, por çfarë superfuqish ka deputeti që është emëruar Drejtor që prej moshës 17-vjeçare?!
Këtë nuk e dimë, madje është gati-gati e pabesueshme. Të ketë qenë vërtet drejtor apo e ka shtuar në CV për të qenë më i kompletuar për partinë? Dihet tashmë që në CV shkruhen edhe gënjeshtra brenda të vërtetës.
Eduart Shalsi ka lindur më 1 prill 1986 (sipas të dhënave në Google) dhe në vitin 2003-2004 rezulton të ketë mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm pranë kompanisë “INSIG sh.a” dhe në këtë kohë Shalsi ka qenë vetëm 17 vjeç. E habitshme apo jo?!
Anëtarët e Partisë Socialiste nuk është hera e parë që bëjnë diçka të tillë vetëm për të rënë në sy, kujtojmë rastin e Joleza Kokës që në CV e dërguar pranë Komisionit të Kontrollit të Forumit Eurosocialist Europian, ajo kishte shkruar që ka punuar si Këshilltare e Kryeministrit. Ndërkohë këtë post e patur Endri Fuga, të paktën kështu është thënë gjithnjë.