Burg prej 9 muajsh se mashtroi dy gra, “akuzueset” thonë se nuk e njohin

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 14.04.2017, 22:36

Një qytetar nga Shkodra me emrin Pashk Pjetri, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” se ka kryer burg prej 9 muajsh, pasi sipas Prokurorisë ai kishte mashtruar 2 gra duke u marrë 5 milionë lekë, me qëllim që t’i shpëtonte nga burgu.

Më datë 12 Shkurt 2012 vjen një thirrje nga Prokuroria e Shkodrës, për tu paraqitur. Menjëherë u paraqita pranë Prokurorisë së Shkodrës. Atje u njoha me çështjen që kishte kaluar prokurori karshi meje. Ti je akuzuar thotë se ke mashtruar dy gra, duke u marrë 5 milionë lekë të dyjave, për tu rregulluar punë të mos futeshin në burg. Unë jam një punëtor i thjeshtë, edhe sot jam punëtor i thjeshtë”, shprehet ai.

Ai thotë se as që i njeh dy gratë në fjalë, Valbona Smajli dhe Luiza Matllia. Madje edhe këto të fundit deklaruan në Gjykatë, se nuk kanë njohje me Pashk Pjetrin. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, që Pashku të çlirohej nga akuza.

Ai bëri 9 muaj e gjysmë burg në burgun e Shën Kollit dhe sot kërkon pafajësi e dëmshpërblim.

Në një ballafaqim, Luiza Matllia ka pranuar se as nuk e njeh personin në fjalë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit