Aktori i njohur për mbarë botën por edhe për mbarë publikun shqiptar, Vin Diesel, ka kaluar momente jo shumë të mira gjatë xhirimeve të filmit “Fate of the Furious”. Vin Diesel e ka të vështirë ta besojë që këto xhirime po bëhen pa shokun e tij të ngushtë, Paul Walker. Walker humbi jetën e në vitin 2013 nga një aksident i rëndë automobilistik.
Vin Diesel, gjatë një interviste për “USA Today” u shpreh:
Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë me barbekju pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Ku ulet Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk po ndodhte. Dhe thjesht mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur. Ky ishte çasti kur nuk munda ta mbaj veten.”
“Më pas pashë Michelle Rodriguez duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”.
Vin Diesel shpërtheu në lot gjatë xhirimit të skeçit të fundit nga filmi i sipërpërmendur, ku familja mblidhet për një barbekju tradicionale. Në këtë skenë Diesel e sheh me sytë e tij që aleati i tij më i mirë, Paul, nuk është pranë tij për të gëzuar sëbashku.
Filmi ‘Fate of the Furious’ është seria e re e filmit me shumë pjesë ‘Fast and the Furious’, dhe në një nga skenat e filmit që do të dalë në kinema, është dhe një fragment kur në ekran del shkrimi “Për Paul”, në trajtë dedikimi për të.