Djali i Jozefina Topallit surprizon të dashurën, ja çfarë bën për të

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 13.04.2017, 19:00

Është një nga figurat e reja në botën e sportit në ekranet shqiptare dhe pas punës intensive dy ditët e fundit me ndeshjet e Champions League duket se ka pritur një surprizë të këndshme që me siguri ia ka hequr të gjithë lodhjen.

Bëhet fjalë për modelen dhe moderatoren Eva Murati, ose njohur ndryshe si nusja e djalit të Jozefina Topalli-t.

21-vjeçarja është në lidhje dashurie prej vitesh me Genar Topallin dhe me sa duket nuk kanë një dashuri kalimtare.

Eva ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale një fotografi së bashku me të dashurin e saj kapur për dore dhe bashkëngjitur me një shkrim: "Surprizë. I dashuri u kthye".

Siç duket, ai është kthyer nga jashtë, pasi, siç thuhet në media, kryen studimet e larta, por nuk i ka treguar asaj, me qëllim që ta surprizonte.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit