Arrestohet 2Pac në Los Angeles

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.04.2017, 09:16

041217-music-tupac-shakur-was-arrested-in-la-last-month Duke marrë parasysh teoritë e konspiracionit se Tupac Shakur është akoma gjallë, kjo histori sjell shpresë tek të gjithë adhuruesit e rrymës Rap.

Muajin e kaluar në Los Angeles, SHBA, një burrë i cili pretendonte se quhej Tupac Amaru Shakur u arrestua për armëmbajtje pa leje.

45-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Clarence Campbell kishte filluar ta përdorte emrin e rreperit pasi gjendej shpesh në probleme me ligjin.

Ai mendonte se nëse u thoshte oficerëve se e kishte emrin Tupac ata do e merrnin për të mirëqenë dhe do e linin të lirë./ JOQ.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit