Vëllai i nis pako nga SHBA, por Dogana dhe Posta Shqiptare ia bllokojnë duke i kërkuar 230 mijë lekë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.04.2017, 14:23

Shumë qytetarë shqiptarë kanë ngritur jo rrallëherë shqetësimin lidhur me transferimin e produkteve dhe mallrave të ndryshme nga vendet e ndryshme drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Por, pse ndodh që porosia e dërguar të vonojë ose të mbahet peng diku dhe të mos përfundojë kurrë në destinacionin final? Duke qenë se Posta Shqiptare ka monopolin e këtyre transfertave ndoshta e shfrytëzon këtë luks duke vendosur tarifat në bazë të interesave që i sheh më të leverdishme.

Gjithsesi, nuk është vetëm Posta ajo që përfshihet në trasferta pasi një rol kyç e ka edhe Dogana Shqiptare, e cila jo rrallëherë bllokon pakot për arsye të ndryshme, ku shumica e rasteve është një tarifë plus që e vendos ky institucion.

Një qytetar shqiptar ka shkruar pranë JOQ për ta ngritur këtë si shqetësim, pasi tarifa e transfertës është paguar njëherë në Amerikë, por Dogana Shqiptare në bashkëpunim me Postën Shqiptare i ka vendosur një tarifë goxha të madhe për tërheqjen e pakos.

Përshëndetje JOQ! Si mund të gjejmë një zgjidhje, sepse nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë nga posta shqiptare dhe jo me mua, por me të gjithë. Më ka nis vëllai një pako nga Amerika dhe brenda ka rroba për mamanë, nusen dhe dy çupat e mia, ama posta e ka bllokuar pakon duke më kërkuar 230 mijë lekë të vjetra. Te pakoja shënon edhe “gift”, (dhuratë), çfarë duhet të bëjmë me këta hajdutë që na grinë. Pakoja është nisur me 29 Mars nga SHBA dhe vëllai i ka paguar 100 dollarë kur e ka nisur, ndërsa mua më vjen një detyrim doganor dhe më thotë që pakoja është është bllokuar për pagesë doganore”, përfundoi qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit