Jen është e dashura e Ryan Hamilton dhe ka vendosur t'i bëjë atij një surprizë. Bëhet fjalë për diçka që të dashurit të saj nuk do t'i shkonte mendja kurrë.
Vajza ka marrë një lloj lëngu të kuq dhe është spërkatur, duke u shtirur se është plagosur me thikë. I dashuri është tronditur sapo e ka parë në atë gjendje dhe e ka marrë në krahë për ta çuar diku sa më shpejt.
Mirëpo, nga pakujdesia ai e ka përplasur vajzën me komodinën që ndodhej në dhomë dhe e ka dëmtuar atë në pjesën e këmbës. Shikoni për më tepër videon e mëposhtme për të kuptuar shakanë e frikshme, e cila përfundoi me fund të hidhur për vajzën.