Dalin detaje të reja nga vrasja që tronditi mbrëmë Vlorën

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.04.2017, 08:47

Nga vrasja e mbrëmshme në Vlorë ka mbetur i vrarë shtetasi Elidon Mehmeti, 35-vjeçar dhe aq sa ishte e dhimbshme humbja e tij, po aq tronditëse ishte mënyra e ekzekutimit. Viktima është qëlluar me 15 plumba kallashnikov brenda mjetit të tij me targa AA 709 HM. (Këtu).

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi personat nuk janë identifikuar akoma dhe vazhdojnë të jenë të mbeten të panjohur ashtu siç mbeten të panjohura shkaqet e vrasjes së kobshme.

Ndërsa mëngjesin e sot, Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Fierit kanë arritur të zbulojnë makinën me të cilën autorët e vrasjes janë larguar. Është gjetur një makinë e djegur buzë rrugës së fshatit Ferras pranë qytetit të Fierit. Mjeti është parkuar dhe më pas i është vënë flaka, kanë njoftuar forcat blu.

Dyshohet se vrasësit e Elidon Mehmetaj kanë përdorur mjetin për t’u larguar nga vendngjarja dhe më pas i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët. Mund të themi se ata ja kanë arritur të paktën deri tani pasi Policia nuk ka arritur ende identifikimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Elidon Mehmeti, rreth 35 vjeç, banues në Vlorë.Shtetasi i plagosur u transportua menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Vlorë, por më pas ka ndërruar jetë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës, ku shtetasi Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri. Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit