Cila nga aktoret e famshme ka qenë e martuar me Alban Dudushin?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.04.2017, 12:53

Moderatori Alban Dudushi është në pritje të fëmijës së dytë me partneren e tij Bieta Sulo, por ai ka edhe një vajzë më të madhe me ish- gruan e parë. E nëse nuk e dini ende ish- gruaja e Albanit është një aktore e njohur, madje ka qenë edhe pjesë e trupës së aktorëve të Portokallisë.

Nigda Dako quhet aktorja dhe me moderatorin janë njohur gjatë kohës që ishin të dy studentë në "Akademinë e Arteve", por pas tetë vitesh martesë ata të dy u ndanë.

Pas ndarjes Nigda ka vazhduar karrierën e saj si aktore, por vitet e fundit i është përkushtuar punës me fëmijët, si drejtuese e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit