Rozana Radi: Nuk duhet të ishte kështu, humba babin për herë të dytë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.04.2017, 10:09

Drithëruese kanë qenë fjalët e këngëtares Rozana Radi për humbjen e xhaxhait të saj Françesk Radi. Këngëtarja i ka humbur të dy prindërit dhe humbjen e xhaxhit e ka quajtur si humbjen e babait për herë të dytë.

Sot kam humbur babin për herë të dytë. Nuk duhet të ishte kështu për ty”,- shkruan Rozana Radi në statusin e saj.

Skenën dhe emocionet më të forta të fillimeve të saj si këngëtare, Rozana i ka provuar me kantautorin e njohur që u bë dhe babai i saj pas ndarjes nga jeta të atit, Ferdinand Radit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit