Një grua e cila njihet me nofkën “barbie ukrainase” ka sulmuar gratë e shëmtuara në një video të postuar në internet.
Valeria Lukyanova, 31 vjeç, nga Odessa, tha se ato që nuk janë të bukura në mënyrë natyrale duhet të bëjnë gjithnjë makijazh pasi të dalin nga shtëpia sepse pamja e tyre reflekton “shëmtinë e brendshme”.
Ajo sulmoi gjithashtu aktoren e njohur të serialit “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker, duke thënë se sipas saj “ajo e kishte fytyrën si kalë”.
Ndërkohë që Lukyanova ka mohuar çdo akuzë se është e tëra e bërë prej plastike.
Sulmi i saj ndaj grave që nuk kujdesen për pamjen e tyre të jashtme dhe sipas saj janë të shëmtuara, nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e saj./ JOQ.al