Ndryshojnë hartën e Botës për një gabim qesharak të bërë 500 vite më parë

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 03.04.2017, 17:54

Paraqitja e botës grafikisht në 2D, nuk ka qenë e lehtë pasi ajo ka pasur gabime që morën shekuj për t’i korrigjuar ato.

Krijuesi i parë i këtij projeksioni ishte Gerardus Mercator Flemish, i cili ka treguar Europën, Amerikën e Veriut më të madhe se Greonlandën.

Ky detaj është zbuluar për shkak të zhvillimit të teknologjisë.

Vite më vonë, në 1986 Arno Petter ka realizuar një skemë të suksesshme që u quajt projeksioni “Gall – Peters” dhe u botua në Revistën Gjeografike polake.

Në këtë projeksion ishte realizimi proporcional dhe i saktë i tokës.

Shtrembërimet koloniale kanë krijuar përshtypje të rreme të botës në 500 vitet e fundit, por në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera ka qenë duke u përdorur projeksioni Gall – Peters.

Rreth 600 klasa në Boston, Shtetet e Bashkuara, do të marrin një hartë të madhe të ndarjes së saktë të botës. Colin Rose, asistent në krye të zyrës së Bostonit, i tha "Boston Globe", se ky veprim ishte pjesë e një përpjekje për të "shkolonizuar dijet".

Pra, kjo është në lidhje me hartat, por jo vetëm. Ky është një ndryshim paradigmë... kemi pasur një shumë të caktuar gabimesh është pamje shumë eurocentrike. Si mund të flasim për pikat e tjera të mendimit? Kjo është një pikë e madhe e fillimit", tha Colin.

Gall-Peters korrigjon gabimin e Mercator duke shfaqur Greonlandën më të madhe se Afrika, kur kontinenti është 14 herë më i madh. Në fakt, në fotot më poshtë ju mund të shihni krahasimet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit