Votohet në fshehtësi ligji i amnistisë për politikanët e korruptuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2017, 15:10

Dy ditë me parë parlamenti ka futur për votim një ligj që udhëzon institucionet ligjvënëse të mos rihetojnë politikanët e dënuar një herë nga gjykata për një vepër të caktuar penale, pavarësisht zbulimit të provave dhe fakteve të reja, vendimi i gjykatës nuk mund të rishikohet më, me qëllim rëndimin e pozitës së të dënuarit. Ligji i amnistisë vijon si më poshtë

Varianti i miratuar nga Parlamenti

Neni 449 ndryshon si më poshtë:

Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.”

Varianti i dorëzuar nga hartuesit

Neni 449 ndryshon si më poshtë:

Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kane marrë formë të prerë.

Varianti që ishte në fuqi

Neni 449:

Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.

Deputetët që ndryshuan nenin në komisionin e ligjeve duke u propozuar ligji i amnistisë:

Vasilika Hysi

Dashamir Peza

Pandeli Majko

Ulsi Manja

Vexhi Muçmataj

Luan Rama

Silva Çaka

Anila Agalliu

Edmond Leka

Tahir Muhedini

Adelina Rista

Votimi i ligjit të amnistisë në parlament mbyll të gjitha çështjet e mëdhaja të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, si 97, 21 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, çështja e Cez, Kanabisi, vrasjet e bujshme etje. Të gjithë politikanët e korruptuar shpetojnë nga dara e drejtësisë duke e kthyer të gjithë reformën në drejtësi një formalitet pa vlerë dhe duke i lënë kriminelët ende në parlament./curiouzbear

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit