Nisin thumbat në BB, vajzat beqare-vlonjatit: Pse bën si pjeshkë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.03.2017, 07:50

bbMbrëmja e djeshme ka qenë sa argëtuese aq edhe acaruese për banorët në shtëpinë e beqarëve të "Big Brother". Dy vajzat e reja në shtëpi, Dona dhe Kleodiana, teksa kanë qenë të relaksuara mbi kolltukët e tyre me pamje nga djemtë, kanë nisur të vënë në lojë djalin nga Vlora, Musën.

“Shikoje pak si bën Musa, si pjeshkë. Ik mor djalë”, i thotë me ironi Kleodiana.

Vajzat i japin puthje të dyja njëkohësisht. “Hajt i dhurojmë një puthje të dyja”, thotë Dona dhe më pas ja plasin të qeshurës dhe vazhdojnë me batuta për të.

Ndërsa Keidiana i thotë "je shumë i mirë, por je shumë pis", Musa bën me shenja nga përtej xhamit, duke dashur t’i thotë vrisni veten.

“Me vra veten unë për ty? O Zot!”, përgjigjet Dona.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit