
Në fillim ishte trajneri i Pescarës Massimo Oddo ai që filloi mos ta aktivizonte pastaj shqiptaro-italiani De Biasi që nuk e grumbullonte më në kombëtare. Manaj pësoi një rënie drastike në nivelin e skuadrave duke kaluar nga Inter tek një skuadër modeste e serisë B, tek Pisa Sjellja problematike e Rei Manajt tashmë ka lodhur edhe trajnerin e Pizës, Xhenaro Gatuzon.
Ish milanisti, trajner tek Pisa, në konferencën e sotme për shtyp ka bërë me dije se Manaj do të qëndrojë në shtëpi dhe nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen e nesërme të Serisë B ndaj Veronës në transfertë. “Unë nuk jam këtu që të shoh lojtarët të luajnë në ndeshje sipas dëshirës së tyre. Nuk po luajmë në kalçeto me miqtë. Duhet respektuar puna që bëhet gjatë javës, sepse disa stërmundohen për skuadrën ndërsa të tjerët e interpretojnë lojën siç kanë qejf. Nëse nuk shoh te dikush grintën, përkushtimin dhe përulësinë, atëherë e lë në shtëpi. Për shembull, sot nuk kam grumbulluar Manajn. Do të qëndrojë në shtëpi”, tha Gatuzo.