Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Xing me Ermalin” ka qenë gruaja e të ndjerit Dr Flori, i cili ndërroi jetë 3 vite më parë.
Blerina Kondi nuk ishte vetëm, bashkë me të në studio ishte edhe djali i vogël i saj i cili është me Sindromën Down.
Në këtë studio Blerina tregoi se Sindroma Down në fakt nuk është një sëmundje dhe shpjegoi se edhe pse e mësoi qëkur e kishte në bark se do të ishte me Sindromën Down, as ajo dhe as Florit nuk i kishte shkuar në mendje që ta hiqnin.