Shqiptarë përgatituni, dita juaj ndryshon nga e diela

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 24.03.2017, 19:40

ndryshimi-i-or-euml-s-t-euml-dh-euml-na-interesante-rreth-efekteve-t-euml-saj-tek-njer-euml-zit_hd

Ndryshimi i orës këtë pranverë do të bëhet të dielën e fundit të marsit (më datë 26), kur në orën 02:00 (sipas orës lokale) akrepat do të shkojnë në 03:00. Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më pak për gjumë.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit