Dosja Tropoja/ Ismet Haxhia: Dialogu në makinë me Fatmir Haklajn pasi pa vëllain e vrarë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22.03.2017, 07:21

Fatmir-Haklaj-Hamdi-Haklaj-Feriz-Kernaja1-905x395 Ish-i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitin 1998 në Tropojë. Haxhia tregon që fataliteti i asaj krahine nisi me vrasjen e Shkëlqim Haklajt më 5 janar 1998. Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe ju rikthye jetës normale. Gazeta shqiptare.al po sjell sot pjesë nga “dosja Tropoja”, një rrëfim në vetë të parë.

VRASJA QE I VURI FLAKEN TROPOJES Deri në fillimin e vitit 1998, pikërisht në ditët e para të janarit të këtij viti, megjithëse kishin kaluar disa muaj pas trazirave që tronditën vendin, Tropoja kishte përjetuar pak vrasje. Natyrisht, edhe një e tillë është shumë, por krahasuar me atë që kishte ndodhur dhe vazhdonte të ndodhte çdo ditë në rrethet e tjera të Shqipërisë, ishin pak. Kjo, e krahasuar edhe me atë seri vrasjesh që do të ndodhnin në muajt që do pasonin edhe vetë në Tropojë. Kjo periudhë për Tropojën mund të cilësohet relativisht e qetë. Më datë 3 janar të vitit 1998, rreth orës 16:30 minuta në radiot e policisë u dëgjua një zë që shprehte tronditje e shqetësim të madh. Ishte zëri i një polici të komisariatit të policisë, i cili së bashku me Shkëlqim Haklajn e dy persona të tjerë po ktheheshin nga qyteti i Krumës për në B. Curri.

PRITA NE QAFE TE LUZHES Në Qafën e Luzhës ndalojnë, pasi makina ndesh në një pritë gurësh, ndërtuar nga dora e njeriut. Atë ditë për fat, vrasësit që kishin zënë pritë pak metra sipër rrugës, nuk do të mund të vepronin, pasi ngjitur me makinën që udhëtonte “gjahu” i vrasësve, ishte i pozicionuar edhe autobusi i linjës Kukës – Bajram Curri, që po udhëtonte në të njëjtin drejtim nga qyteti. Në ketë moment policinë e përfshin një alarm i vërtetë. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes nisen shumë policë dhe mjete që mbartnin mjaft nga shokët e shefit të komisariatit, nën drejtimin e këtij të fundit. Fatmiri gjatë gjithë kohës udhëzonte nëpërmjet radios se si duhej të vepronin. Ai porosiste të dilnin me kujdes nga makinat dhe të kapnin pjesën e sipërme të rrugës dhe në rast nevoje t’i mbanin me zjarr derisa të vinte ai atje. Vrasësit, me siguri, duke qenë të pajisur edhe ata me radio policie, e marrin vesh me çfarë do të përballeshin dhe largohen pa bërë asnjë veprim atë ditë. Disa oficerë të policisë po qëndronim në oborrin e komisariatit, duke pritur me ankth për atë që mund të ndodhte. Për këtë rast pati shumë vlerësime, por ai për të cilin do të konkludohej si më i mundshmi ishte ndonjë mundësi për të grabitur autobusin e linjës, pasi pikërisht në këtë linjë, pak ditë më parë ishte grabitur autobusi i linjës si dhe një furgon pasagjerësh.

SJELLJA E POLICISE Për këtë arsye u vendos që autobusi i linjës të shoqërohej me policë të armatosur. Por qëllimi i pritës nuk na paska qenë për të grabitur, duke e nxjerrë të gabuar konkluzionin tonë. Ata kishin synuar vrasjen e vëllait të Fatmir Haklajt, Shkëlqimit, i cili atë ditë kishte filluar punë në Komisariatin e policisë së Krumës dhe lëvizjet e tij ishin pikasur tashmë. Ato ditë një dorë e fshehtë kishte përgatitur goditjen fatale për Haklajt, por që do të shënonte një fatalitet të vërtetë për të gjithë atë krahinë të stërmunduar tej mase nga përpjekjet për të mbijetuar. Shkëlqim Haklaj të nesërmen e kësaj ngjarjeje nuk do të udhëtonte drejt Krumës për të shkuar në punë. Dy ditë më vonë, ai së bashku me një polic, baxhanakun e Fatmir Haklajt, si dhe kunatin e këtij të fundit, do të udhëtonin përsëri drejt qytetit të Krumës. Gjatë kthimit, dy prej tyre do të gjenin vdekjen. Ishte 5 janari i 1998-ës, vrasësit pasi kishin mësuar saktësisht për lëvizjet e tyre, do të zinin pritë në të njëjtin vend që kishin zënë dy ditë më parë. Sapo makina afrohet në pritë, zbrazen mbi ta qindra plumba mitralozi të lehtë e kallashnikovi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit