E njohëm të gjithë falë pjesëmarrjes së tijnë Big Brother, ku edhe krijoi një lidhje dashurie në dukje të sinqertë me Adela Xhamanin e më pas marrëdhënia mes tyre duket se nuk funksionoi. E kemi fjalën për Bjordi Mezinin, i cili ka provuar aftësitë e tij edhe në fushën e aktrimit.
Tani ai duket se e ka hedhur pas krahëve eksperiencën e Bigut dhe ka krijuar një jetë e marrëdhënie të re me Jona Spahiun, një vajzë bukuroshe e cila nuk nguron të shprehë dashurinë ndaj Bjordit.
Jona duket se i ka rrëmbyer zemrën këtij djali e fotot e tyre në rrjetet sociale janë nga më të shumtat me gjeste e emocione që lënë të kuptohet ndjenja e madhe që ekziston mes të dyve.