Zarfi bombë që shpërtheu ditën e djeshme në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris është dërguar nga Greqia. Në zarf u gjet një adresë greke, ndërsa autoritetet po punojnë të zbulojnë origjinën fillestare të saj.
“Autoritetet franceze sapo na informuan se zarfi ka adresë nisje nga Greqia”, tha Nikos Toskas. Si pasojë e shpërthimit të zarfit bombë, një punonjëse femër e FMN-së pësoi dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahëve. Asaj i shpërtheu zarfi në dorë teksa po e hapte. Sekretarja është duke u trajtuar në spital, por dëmtimet e saj nuk janë serioze për jetën.
Shpërthyesja ishte një mjet i bërë në mënyrë artizanale.